- Ministry
- About the ministry
- Public relations
- Documents
- Organic production
- Ознаки за квалитет
- За EXIM корисници
Informacion mbi njoftimin e dorëzuar për qëllimin e realizimit të projektit:Ndërtimi i digës dhe akumulimi i lumit të SllupçanitDate of publication: 6 February 2018Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e informon publikun e interesuar se investitori, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me seli në Rr. Aminta Treti nr. 2 Shkup, dorëzoi një njoftim për qëllimin e realizimit të projektit dhe përcaktimin e nevojës për vlerësimin e ndikimit në mjedis të projektit: Informacion mbi njoftimin e dorëzuar për qëllimin e realizimit të Projektit: Ndërtimi i digës dhe akumulimi i lumit të Sllupçanit, komuna e Likovës. Projekti parashikon ndërtimin e një dige shkëmbore me një lartësi prej rreth 55 metra me ekran të betonit të armuar në lumin e Sllupçanit në komunën e Likovës. Gjerësia e digës do të jetë 8 metra. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është organi kompetent për vendimmarrje. Njoftimi i plotë i qëllimin e realizimit të Projektit: Ndërtimi i digës dhe akumulimi i lumit të Sllupçanit, komuna e Likovës, mund të gjendet në faqen e internetit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me seli në Bul. Goce Dellçev nr. 18, 1000 Shkup. www.moepp.gov.mk
Personat e kontaktit: Investitor Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Rr. Aminta Treti nr. 2 Shkup Aleksandar Sapunxhiovski tel: 070 403 871 email:[email protected]
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bul. "Goce Dellçev" nr. 18, 1000 Shkup
Saso Iliq - Udhëheqës i Departamentit Bul. "Goce Dellçev" nr. 18, 1000 Shkup, tel: 072 205 160; email:[email protected]
Aleksandar Petkovski - Ndihmës udhëheqës i Sektorit për Mjedis Jetësor Bul. "Goce Dellçev" nr. 18, 1000 Shkup, tel: 076 455 460; email: [email protected] |